Gjermani: Përcillen me nderim viktimat e aksidentit tragjik në qytetin e Trierit

Evropë

Gjermani: Përcillen me nderim viktimat e aksidentit tragjik në qytetin e Trierit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:00
Gjermani

Viktimat e një aksidenti tragjik të ndodhur në qytetin gjerman të Trierit janë përcjellë me nderim nga banorët dhe autoritetet lokale. Ata u goditën nga një makinë në zonën e këmbësorëve.

Banorët e qytetit jugperëndimor të Trierit në Gjermani kanë nderuar pesë personat e vrarë të martën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Një foshnjë 9-muajshe ishte mes viktimave të cilat autoritetet lokale dhe qytetarët e shumtë u kryen homazhet me qirinj dhe kurora me lule.

Një ditë më parë pak para orës 2 të mesditës, një automobil hyri në një zonë të populluar duke përplasur këmbësorët e rastit, disa prej tyre për vdekje.

Autori 51-vjeçar u arrestua rreth katër minuta pas ngjarjes në gjendje të dehur.

Sipas prokurorëve, mësohet se ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk besohet se e kreu aktin për motive politike apo terroriste.

“Nuk e dimë nëse duhet t’i lëshojmë një urdhër arrest apo të kërkojmë shtrimin e tij në spital, pasi ka mundësi që gjendja psikiatrike mund të ketë pasur rol në këtë krim.”

Kryebashkiaku i Trierit e konsideroi ngjarjen, më tragjiken për qytetin që nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa keqardhjen për viktimat e ndau edhe kancelarja e vendit, Angela Merkel.

“Jam shumë e prekur dhe mbi të gjitha e tronditur, sepse gjithmonë mendon se të tilla gjëra nuk kanë për të ndodhur në shtëpinë tonë.”– tha një qytetare

“Personat që janë në udhëheqje dhe që habiten me atë që ndodhi, duhet të zgjohen dhe të ndihmojnë njerëzit në depresion, të sëmurët që kanë humbur shpresën. Kjo është çmenduri.”

Në orët e para pas ngjarjes, incidenti riktheu në kujtesën e gjermanëve masakrën e vitit 2016 në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, që atëkohë la 12 të vrarë dhe u krye nga militantë islamikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat