Turqi, kritika për trashëgiminë kulturore

Evropë

Turqi, kritika për trashëgiminë kulturore

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Turqia numëron monumente të shumta historike të cilat ekspertët tani shprehen kritikë se restaurimi i tyre lë për të dëshiruar ose po u besohet kompanive mike për qëllime fitimi.

Në muajin gusht, kulla e Galatës në Stamboll u bë objekti i fundit i shqetësimit publik.

Filmimet amatore zbuluan se si punëtorët përdornin çekanë pneumatikë për të rrëzuar një nga muret e saj të dëmtuara, duke detyruar banorët dhe ministrinë të ndërhyjë.

Dhe lista e monumenteve të rinovuara dobët po rritet, me dëmtimin e mozaikëve romakë te hedhja e betonit në mesin e amfiteatrit antik apo te shpërfytyrimi i kishave dhe kështjellave.

“Ka kudo restaurime. Xhamitë, për shembull, ribëhen gjithë kohës. Por për disa ndërtesa nuk ka projekt, nuk ka analizë. Qëllimi është vetëm fitimi dhe favorizimi i disa kompanive.”

Prej muajsh restaurimet po vijojnë edhe në kështjellën e Jedikulës në bashkinë Fatih të Stambollit, e njohur historikisht si Kostandinopoja.

Kryerestauratori i saj dhe kryetari i bashkisë thonë se kanë nxjerrë mësime nga e kaluara.

“Kemi një komitet shkencor që sjell bashkë historianë arti, arkeologë dhe specialistë restaurimesh. Kemi edhe një zyrë për mbrojtjen e pronës kulturore që ligjëron gjithçka.”

“Dua të theksoj se nuk do tolerojmë asnjë gabim, dhe të njëjtin profesionalizëm do ta zbatojmë edhe në trojet e tjera. Ne i kuptojmë shqetësimet e opinionit publik dhe i gjejmë të justifikuara.”

Ekspertët turq të fushës ankohen se vendimet arbitrare të pushtetit lokal përbëjnë rrezik për trashëgiminë pasi edhe kur zbulohen site të reja, përparësi i jepet zhvillimit të infrastrukturës.

Kjo rrezikon sipas tyre të fshijë nga memoria imazhin e dikurshëm të Stambollit.

Në muajt e fundit, autoritetet kanë vendosur transformimin e disa kishave antike në xhami, si ajo e Shën-Sofisë dhe Karijesë, ndërsa një muze u kthye në hapësirë për besimtarët myslimanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat