Gjermania nuk dëshiron të nxitojë si Mbretëria e Bashkuar me vaksinën e Pfizerit

Evropë

Gjermania nuk dëshiron të nxitojë si Mbretëria e Bashkuar me vaksinën e Pfizerit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:57
Angela Merkel

Gjermania ka zgjedhur një procedurë më të gjatë për miratimin e vaksinës së coronavirusit në vend të procesit të përshpejtuar, të cilin Mbretëria e Bashkuar zgjodhi, sepse ekziston një dëshirë për të rritur besimin në vaksinat, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Ne kemi anëtarë të BE që mund të përdorin një miratim të ngjashëm të jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ne jemi kundër kësaj dhe ne jemi më shumë për një qasje të përbashkët evropiane”, theksoi Spahn, raporton reuters.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme ta bëjmë atë në mënyrë që të përmirësojmë besimin në aprovimin e vaksinës.

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që miraton përdorimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech, e cila, siç u njoftua, do të jetë në dispozicion të banorëve në të gjithë vendin nga java e ardhshme.

Rregullatori britanik, MHRA deklaroi se vaksina që ofron 95 për qind efikasitet është e sigurt dhe e gatshme për t’u përdorur.

Vaksinimi mund të fillojë brenda pak ditësh për njerëzit që i përkasin grupeve prioritare. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 40 milionë doza, e cila është e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz me dy doza vaksine secila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat