Në Francë hetohen 76 xhami në lidhje me ekstremizmin, disa edhe mund të mbyllen

Evropë

Në Francë hetohen 76 xhami në lidhje me ekstremizmin, disa edhe mund të mbyllen

Nga: B.S. Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 08:54
Pamje nga Parisi, pas një sulmi terrorist (Arkiv)

Qeveria franceze do të nisë një valë masash "masiv dhe i pashembullt" për të luftuar ekstremizmin fetar, tha të mërkurën ministri i brendshëm Gerald Darmanin, duke shtuar se një hap do të jetë inspektimi i 76 xhamive.

Darmanin njoftoi në Tëitter se rezultati i këtyre hetimeve, nëse konfirmohen lidhje me ekstremizmin, mund të jetë mbyllja e disa xhamive.

Qeveria e presidentit francez Emmanuel Macron u është përgjigjur disa sulmeve vdekjeprurëse islamike në javët e fundit duke premtuar të marrë masa kundër asaj që disa zyrtarë publikë e kanë quajtur "armik të brendshëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat