Franca në ditët e ardhshme do të kontrollojë 76 xhami

Evropë

Franca në ditët e ardhshme do të kontrollojë 76 xhami

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, deklaroi se do të kontrollojnë 76 xhami në vend dhe se disa prej tyre mund të mbyllen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Darmanin, vuri në dukje se me udhëzim të tij në ditët e ardhshme do të kontrollohen 76 xhami në vend dhe se disa nga këto mund të mbyllen.

Ndërkohë edhe në lajmin e gazetës Le Figaro të postuar edhe në llogarinë në Twitter të ministrit Darmanin thuhet se nga 76 xhami 16 prej tyre ndodhen në Paris dhe zonat përreth. Në lajm bëhet e ditur se 18 nga këto xhami mund të mbyllen dhe se Darmanin u ka dërguar qarkore guvernatorëve për kontrollet që do kryhen ndaj xhamive.

Në Francë janë rritur presionet dhe bastisjet ndaj xhamive dhe shoqatave muslimane pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty me 16 tetor.

Në një deklaratë me 3 nëntor, Darmanin bëri të ditur se në 3 vitet e fundit që nga ardhja në detyrë e presidentit Emmanuel Macron e deri tani janë mbyllur 43 xhami.

Me projekt ligjin “Separatizmi Islamik” që qeveria Macron ka përgatitur dhe të cilin do ta paraqesë në Këshillin e Ministrave me 9 dhjetor, synohet kontrollimi i rreptë i financimeve ndaj xhamive, me presionin mbi muslimanët, rritjen e kontrollit ndaj shoqatave muslimane si dhe ardhja e punonjësve fetarë nga jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat