Jashtë vendit për festa, Franca nis kontrollet në kufi

Evropë

Jashtë vendit për festa, Franca nis kontrollet në kufi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Franca do të kryejë kontrolle rutinë në kufi gjatë sezonit të festave duke vënë në shënjestër skiatorët francezë që mund t’u drejtohen resorteve të huaja, veçanërisht atyre në Zvicër dhe Spanjë, ku pistat e skijimit janë mbajtur hapur.

Sipas kryeministrit francez, Jean Kasteux, qëllimi është që të evitohet që qytetarët francezë të infektohen, ndërsa pushuesit në kthim do të detyrohen të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë. Ndërsa resortet alpine në Francë teknikisht do të jenë të hapur gjatë Krishtlindjes, teleferikët dhe infrastruktura tjetër e domosdoshme për sportet dimërore, si edhe baret dhe restorantet, nuk do të jenë të hapur, ndërsa vendi po përpiqet të evitojë një valë të tretë të koronavirusit.

Italia dhe Gjermania ndajnë të njëjtin pozicion me Francën për sa i takon mbylljes së resorteve të skijimit, duke zemëruar shumë biznese lokale që nuk do të mund të hapin pistat e tyre gjatë krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, javën e kaluar iu bashkua kryeministrit italian dhe presidentit francez duke apeluar për një mbyllje në shkallë evropiane të sporteve dimërore deri më 10 janar. Vatrat e koronavirusit në resortet alpine, si ajo e Ischgl në Austri, luan një rol kyç në përhapjen e koronavirusit në kontinent në valën e parë të pandemisë, më herët këtë vit, me pushuesit që e merrnin Covid-19 në shtëpitë e tyre pas kthimit nga resortet alpine.

Austria ka thënë ndërkohë se skijimi do të mund të rihapet nga 24 dhjetori por, kapaciteti i teleferikëve do të jetë i kufizuar dhe baret, restorantet dhe hotelet do të jenë kryesisht të mbyllura deri në janar. Zvicra dhe Spanja ndërkohë deri më tani nuk kanë pranuar të vendosin kufizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat