Arrestohet 70-vjeçarja në Suedi, dyshohet se mbajti të birin e ngujuar në apartament për 30 vite

Evropë

Arrestohet 70-vjeçarja në Suedi, dyshohet se mbajti të birin e ngujuar në apartament për 30 vite

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Foto

Një grua 70-vjeçe është arrestuar në kryeqytetin e Suedisë, nën dyshimin se kishte mbajtur të ngujuar në shtëpi të birin e saj për më shumë se tri dekada, ka bërë të ditur policia dhe gjykatësi që trajton rastin, raporton NBC News.

Burri në të 40-at është gjetur në apartament nga një familjar gjatë të shtunës, ku raportohet se ishte në gjendje të mjerueshme shëndetësore, ka bërë të ditur gjykatësja Emma Olsson në Stokholm.

Ajo theksoi se ai mund të jetë mbajtur i ngujuar për afro 30 vite, e mediat suedeze raportojnë se personi që e ka gjetur u ka thënë se ai ishte shtrirë në një batanije në dysheme, pa dhëmbë në gojë, duke mos mundur të flet dhe i mbuluar me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ai tani është në spital, e di se ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”, ka shtuar gjykatësja Olsson, e cila nuk ka dhënë detaje tjera për gjendjen e tij shëndetësore.

E përditshmja suedeze Expressen, shkruan se djali i të moshuarës ishte nxjerr nga shkolla në moshën 12-vjeçare dhe prej asaj kohe nuk është ditur pothuajse asgjë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat