Shpërthim i madh në një depo në Angli, disa të lënduar seriozisht

Evropë

Shpërthim i madh në një depo në Angli, disa të lënduar seriozisht

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim i madh në një depo afër qytetit Bristol në Angli i ka lënë disa persona të lënduar, bëri të ditur një zëdhënëse e zjarrfikësve të enjten.

Shërbimi i zjarrfikësve më herët njoftoi në rrjetet sociale se i është përgjigjur thirrjes reagim në një shpërthim të madh në Avonmouth, që shtrihet në jugperëndim të Anglisë.

“Mund të konfirmojmë se ka pasoja të shumëfishta në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, duke shtuar se lëndimet janë shumë serioze.

Sipas njoftimit zyrtar, shpërthimi ndodhi në një objekt për përpunimin e ujërave të zeza, shkruan Reuters.

Shërbimi i zjarrfikësve njoftoi se në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen edhe policia dhe autoambulancat.

Një zëdhënëse e policisë tha se zyrtarët policorë janë duke kryer kërkime në vendin e ngjarjes për t’u siguruar se secili person ka marrë ndihmë, por nuk dha hollësi për pasojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat