Merkel: VGE një mik i madh që Gjermania e humbi

Evropë

Merkel: VGE një mik i madh që Gjermania e humbi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:35
Angela Merkel

Me vdekjen e ish-presidentit francez, Valery Giscard d’Estaing, Gjermania humbi një mik, reagoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Me Valery Giscard d’Estaing, Franca humbi një burrë shteti, Gjermania një mik dhe ne të gjithë kemi humbur një europian të madh”, theksoi me keqardhje kancelarja gjermane, e cila theksoi se ishte gjithmonë mirënjohëse për diskutimet e tyre të përbashkëta.

Më herët edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas përshëndeti kujtimin e ish-presidentit francez, Valéry Giscard d’Estaing, i cili vdiq në moshën 94-vjeçare, një njeri që ka pasur një influencë vendimtare në miqësinë franko-gjermane.

“Ne shprehim keqardhje për Valery Giscard d’Estaing. Ai ndikoi shumë në miqësinë franko-gjermane dhe ka pasur një influencë vendimtare mbi këtë të fundit, gjithashtu në sajë të miqësisë së veçantë me Helmut Schmidt, kancelar në vitet 1974-198, me të cilin kishte krijuar lidhje të ngushta”, theksoi Heiko Maas, duke shtuar se ish-presidenti francez do të na mungojë si një francez dhe europian i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat