Lirohen masat kufizuese në Çeki, qytetarët dalin të bëjnë pazare dhe shkojnë në kafene

Evropë

Lirohen masat kufizuese në Çeki, qytetarët dalin të bëjnë pazare dhe shkojnë në kafene

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Qytetarët e Çekisë kanë filluar të shkojnë sërish në bare dhe në restorante, ata që nga tetori ishin në masa kufizuese, kjo për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Çekët për javë të tëra kishin pritur me padurim të shkojnë edhe në dyqane dhe qendra estetike.

Një qytetare Marcela Judlova ka thënë se lirimi i masave kufizuese e shton atmosferën e Krishtlindjeve të këtij viti.

Edhe pse janë liruar masat atje janë duke vazhduar të shfaqen mijëra raste pozitive me COVID-19 brenda ditës.

Infeksionet e përditshme ende qëndrojnë në mijëra.

Shkalla e vdekjeve nga koronavirusi në këtë shtet është ndër më të lartat në Evropë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat