E rëndë/ E ngatërroi me derr, gjahtari qëllon për vdekje 25-vjeçarin

Evropë

E rëndë/ E ngatërroi me derr, gjahtari qëllon për vdekje 25-vjeçarin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:13
Morgan Keane gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa francezi u arrestua nën akuzën për vrasje

Një 25-vjeçar britanik u qëllua për vdekje nga një gjahtar francez, pasi ky e fundit tha se e ngatërroi me një derr.

Ngjarja ndodhi në Francën jug-perëndimore, në fshatin La Garrigue.

Morgan Keane gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa francezi u arrestua nën akuzën për vrasje.

Kjo ngjarje erdhi vetëm një ditë pasi një gjuetar tjetër u burgos për vrasjen e një çifti britanik në alpet franceze.

Për këtë arsye, francezët janë ngritur duke kërkuar ndalimin e gjuetisë, pasi aksidente të shumta të këtij lloji janë regjistruar ndër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat