Shihni si duket pas tri dekadash blloku famëkeq i pestë i Çernobilit

Evropë

Shihni si duket pas tri dekadash blloku famëkeq i pestë i Çernobilit

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:19
Droni "Elios 2" brenda reaktorit të pestë të Çernobilit

Për herë të parë pas 33 vitesh, falë pamjeve të marra nga një dron i projektuar posaçërisht "Elios 2" në bllokun e pestë të termocentralit të Çernobilit, u zbulua nëse kishte mbeturina bërthamore.

Droni "Elios 2" i përket kompanisë "Flayability", dhe detyra e tij ishte të inspektojë një nga vendet më të rrezikshme dhe të paarritshme në botë. Bëhet fjalë për termocentralin bërthamor në Çernobil, ku ndodhi katastrofa e famshme në prill 1986. Kjo ishte një mundësi për të parë për herë të parë reaktorin e pestë të termocentralit.

Në kohën e shpërthimit të Çernobilit, blloku i pestë ishte në fazën përfundimtare të ndërtimit, por nuk dihej nëse pishinat në të kishin shufra me karburant të uraniumit të varfëruar.

Kjo është arsyeja pse droni "Elios 2" hyri në reaktor dhe, për fat të mirë, zbuloi se pishinat ishin bosh, domethënë se nuk kishte mbeturina bërthamore në reaktor.

Ky lloj droni përdoret për mbikëqyrjen dhe inspektimin e termocentraleve. Avioni mund të përcaktojë se sa kohë është e nevojshme për të mbyllur termocentralin dhe cilat janë detyrat kryesore të mirëmbajtjes.

Ky mision në Çernobil ishte veçanërisht i kërkuar sepse droni duhej të fluturonte mbi një mur të lartë 70 metra, dhe nëse sinjali do të humbiste, "Elios 2" do të humbte.

Sidoqoftë, misioni pati sukses dhe ajo që treguan pamjet dhe fotot e bëra nga droni ishte një arsye shtesë për kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat