Serbi: BIA përcjell qytetarët me pajisjen izraelite

Evropë

Serbi: BIA përcjell qytetarët me pajisjen izraelite

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:18
Aleksandar Vuçiqi

Agjencia e Informacionit të Sigurisë (BIA) përdor softuerin e ndërmarrjes izraelite Circles, i cili i mundëson lokalizimin e çdo telefoni në territorin e vendit në vetëm disa sekonda, njoftoi Citizen Lab, një institut i Universitetit të Torontos i specializuar në çështjet e mbikëqyrjes.

Duke hulumtuar biznesin e komoanisë Circles, Citizen Lab ka dolë me një listë të 25 vendeve që përdorin softuer mbikëqyrjeje, përfshirë Serbinë.

Gazeta "Danas" përkujton se gjetjet e paraqitura nga instituti kanadez janë veçanërisht interesante në kontekstin e një deklarate të përcjellur dobët nga kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Në konferencën e mbajtur më 19 mars të këtij viti, Vuçiqi ka folur për mbikëqyrjen e qytetarëve që shkelin masat e izolimit të përcaktuara nga Qeveria.

- Ne kemi masa teknike moderne për ta monitoruar këtë. Ndjekim numrat e telefonit, kryesisht italian. Pra,  nuk po përgjojmë, por po monitorojmë nëse njerëzit me numra italianëpo bredhin në roaming - dhe po lëvizin. Policia do t'u kushtojë vëmendje të veçantë vendbanimeve të caktuara ... sepse shohim se po lëvizin. Mos mendoni se do të na mashtroni duke e lënë telefonin tuaj në një vend, sepse ne kemi gjetur një mënyrë tjetër për të ndjekur kush dhe si shkel rregullat e përcaktuara nga shteti. Ne po bëjmë të gjitha këto për të mbrojtur shëndetin e njerëzve", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat