Shpërthim në qendër të Beogradit, një i vdekur e dy të lënduar rëndë

Evropë

Shpërthim në qendër të Beogradit, një i vdekur e dy të lënduar rëndë

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:33
Ambulanca (Ilustrim)

Në qendër të Beogradit pak para orës 10 ka ndodhur një shpërthim, në të cilin një person ka vdekur ndërsa dy janë të lënduar rëndë, ka bërë të ditur televizioni shtetëror serb RTS.

Shpërthimi ka ndodhur në rrugën e Aberdarit, në kantierin afër ndërtesës së TRS-së, ndërsa shkaku nuk dihet.

Jozyrtarisht thuhet se ka shpërthyer një bocë.

Image

Ekipet e ndihmë së shpejtë dhe të policisë janë në vendin e ngjarjes, transmeton RTS-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat