Tanja Fajon, halë në sy për pushtetin e Vuçiqit, pse?

Evropë

Tanja Fajon, halë në sy për pushtetin e Vuçiqit, pse?

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Tanja Fajon, gjatë një takimi me Vuçiqin

Tanja Fajon, deputete sllovene e Grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian, është halë në sy për regjimin aktual në Serbi sepse ajo nuk heziton të tregojë drejtpërdrejt mangësitë e shumta në lidhje me funksionimin e demokracisë në këtë vend.

Këtë ia kanë thënë gazetës beogradase "Danas" përfaqësues të opozitës serbe, duke komentuar "provokimet" e shpeshta që vijnë në llogari të kësaj anëtarje të PE-së nga përfaqësuesit e Partisë progresiste të Serbisë.

Gazeta përkujton se Tanja Fajon është edhe shefe e Delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Serbinë.

Burime diplomatike nga Brukseli kanë thënë jozyrtarisht se presin që ajo të jetë ndërmjetësuesuese kryesoer e Parlamentit Evropian në fazën e ardhshme të negociatave midis qeverisë dhe opozitës në Serbi për përmirësimin e kushteve zgjedhore.

Këto bisedime pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm, me ndërmjetësimin e PE-së dhe përveç Tanja Fajonit, Vladimir Bilçiku, raportuesi i PE-së për Serbinë dhe një anëtar i Partisë popullore evropiane, duhet të përfshihen drejtpërdrejt në diskutime.

Konstantin Samofalov, sekretari i përgjithshëm i Partisë social-demokrat, i ka thënë gazetës se Tanja Fajon është "e papërshtatshme për këtë qeveri sepse ajo gjithmonë ka folur hapur për krizën politike dhe mungesën e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me theks në mediat jo-të lira".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat