Zgjedhjet në Rumani, 55% e popullsisë besojnë se votimi duhet të ishte shtyrë për shkak të pandemisë

Evropë

Zgjedhjet në Rumani, 55% e popullsisë besojnë se votimi duhet të ishte shtyrë për shkak të pandemisë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:11
Rumani

Këtë të dielë rumunët u drejtohen qendrave të votimit. Pritshmëritë janë të larta për Partinë Liberale të krahut të djathtë, e cila është në  pushtet që nga Nëntori 2019 dhe që së fundmi është përballur me krizën që ka shkaktuar pandemia qoftë shëndetësore por edhe ekonomike/

 “Ne duam të finalizojmë programin e investimeve që kemi filluar në vitin 2020 me vlerë 1,3 miliardë euro dhe po kërkojmë të fillojmë një program të ri 2021-2027 që do të sjellë një shtesë prej 4,6 miliardë euro në sistemin shëndetësor rumun.

Për më tepër, ne duam të rrisim shpenzimet e buxhetit kombëtar në këtë fushë deri në 6% të PBB-së në 2024 dhe gjithashtu kërkojmë të modernizojmë legjislacionin që rregullon funksionimin e duhur të sistemit shëndetësor,” – tha Andrei Baciu, Ministër i Shëndetësisë.

Rivalët kryesore të liberalëve në këto zgjedhje janë social demokratët të cilët kanë marrë mbështetjen e figurave të njohura publike, të tilla si përfaqësuesi rumun në bordin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, profesori Alexandru Rafila.

“Është një fakt i pranuar globalisht  që shpenzimet e kujdesit shëndetësor rriten me një normë që tejkalon rritjen e PBB-së. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet përparësia e shpenzimeve publike dhe të zhvillohet një sistem parësor i kujdesit shëndetësor përmes një rrjeti kombëtar të qendrave të komunitetit, veçanërisht në zonat rurale.

Ne gjithashtu duhet të vendosim një numër njësish të shërbimeve të kujdesit për pacientët e jashtëm në qytetet e vogla, pasi kjo është një përgjigje logjike për nevojat e kujdesit shëndetësor të popullatës,” – u shpreh Rafila.

Koalicioni centrist USR-Plus, është një tjetër sfidues i rëndësishëm. Ai dëshiron të përmirësojë menaxhimin e spitaleve publike.

“Rumania kurrë nuk kishte një strategji të burimeve njerëzore për sistemin e shëndetit publik. Para së gjithash, ne po flasim për korrupsionin, për nepotizmin, për faktin se shumica e specialistëve të trajnuar në Rumani duan të largohen ose tashmë janë larguar nga vendi për arsye që përfshijnë ose korrupsionin në spitale, diçka që ata nuk mund ta pranojnë më, ose fakti që nuk ka vende të reja pune përveç dikujt që njeh dikë në sistem ose në Universitet. Kjo është diçka që ne duhet ta ndryshojmë nga rrënjët,” – tregoi ish-ministër i Shëndetësisë në USR-Plus.

Kjo është hera e dytë gjatë vitit që rumunët u drejtohen kutive të votimit.

Në shtator në zgjedhjet lokale Partia Liberale, mundi ngushtë Partinë Social Demokrate.

Shqetësimi kryesor për politikanët është pjesëmarrja e votuesve, dhe kjo për shkak të pandemisë pasi qindra rumunë ende vdesin nga virusi çdo ditë.

Një studim i fundit tregon se mbi gjysma e popullsisë, 55%,  besojnë se zgjedhjet duhet të ishin shtyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat