Rusia nis vaksinimin, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para të vaksinës Sputnik V

Evropë

Rusia nis vaksinimin, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para të vaksinës Sputnik V

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Vaksina Sputnik V

Mësuesit rusë nisën të vaksinohen ndërsa autoritetet njoftuan se duke nisur nga e shtuna do të filloj një  program vaksinimi vullnetar ,në shkallë të gjerë kundër koronavirusit.

Në një spital në Moskë 100 mjekë të tij tashmë kanë marrë dy doza të vaksinës dhe tanimë është në dispozicion jo vetëm për mësuesit dhe mjekët, por edhe për popullsinë e gjerë.

Në Moskë po ashtu ka nisur edhe regjistrimi elektronik për vaksinim.

“Ne filluam vaksinimin me njerëzit që punojnë në spitalin tonë. 100 persona kanë marrë  dozat e para, nuk kemi hasur në ndonjë komplikacion ose efekt anësor. Sot  fillojmë fazën tjetër të vaksinimit, me punonjësit e arsimit. 

Do të vazhdojmë me vaksinimin e banorëve tanë çdo ditë. Ne kemi vaksinuar disa njerëz që janë mbi 60 vjeç, nuk ka pasur efekte anësore.

Vaksinimi vazhdon me sukses, vaksina Sputnik V funksionon normalisht dhe është mjaft efektive. Ne kemi ekzaminuar disa njerëz për antitrupa pas vaksinës, rezultatet janë mjaft të mira,” – u shpreh Andrei Osipov, mjek në spitalin Domodedovo.

“U vaksinova së pari për sigurinë time dhe të njerëzve që janë pranë meje. Nuk e besova në fillim, mendova se ishte fantazi apo mashtrim derisa një i afërm u infektua. Kështu që vendosa të jem e para që vaksinohem në familje. Dua që e gjithë familja ime të vaksinohet,” – tha Zulfiya Sosnovskaya, një mësuese.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi që vaksinimi i mësuesve, punonjësve mjekësor dhe social të fillojë javën e ardhshme në të gjithë Rusinë. Shefi i Kremlinit tha se Rusia do të ketë prodhuar 2 milion doza vaksinash brenda ditëve të ardhshme.

Sputnik V, një nga dy vaksinat e prodhuara nga Rusia që kanë marrë miratimin e brendshëm rregullator, duhet marrë me dy injeksione.

Një vaksinë e tretë është gjithashtu në proces.

Muajin e kaluar u bë me dije se Sputnik ishte 92% efektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat