Kritikoi Greqinë për refugjatët, por Turqia ndërton mur 81 kilometra në kufi me Iranin

Evropë

Kritikoi Greqinë për refugjatët, por Turqia ndërton mur 81 kilometra në kufi me Iranin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Muri, i cili ndodhet në provincën Agri

Turqia e ka përfunduar ndërtimin e murit 81 kilometra të gjatë përgjatë kufirit me Iranin, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme.

Suleyman Souly lajmin e dha në rrjetin social, Twitter, ndërsa postimit ia bashkëngjiti edhe disa fotografi të murit, i cili ndodhet në provincën Agri.

Duke theksuar se muri është pjesë e përpjekjeve të Turqisë për ta forcuar sigurinë e kufijve, ai e falënderoi kompaninë që e realizoi projektin si dhe autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë për ndihmën e ofruar.

Turqia dhe Irani kanë 534 kilometra kufi të përbashkët. Ky kufi shpesh shfrytëzohet nga kontrabanduesit, imigrantët ilegalë dhe militantët kurdë, por pritet që muri ta përmirësojë sigurinë.

Në vitin 2018, Turqia e përfundoi ndërtimin e një muri betoni të gjatë 764 kilometra përgjatë kufirin me Sirinë.

Ndryshe, Turqia disa herë e ka kritikuar Greqinë që nuk po e hap kufirin për refugjatët sirianë dhe për mospranimin e tyre në territorin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat