Shtetrrethim e ndalim udhëtimesh, ky shtet vendosi rregullat për festat e fundvitit

Evropë

Shtetrrethim e ndalim udhëtimesh, ky shtet vendosi rregullat për festat e fundvitit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Foto Ilustrim

Italia ka marrë masa për parandalimin e koronavirusit, në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Masat do të hyjnë në fuqi prej 4 dhjetorit kanë për qëllim uljen e kurbës së infektimit, për të shmangur valën e tretë. Ashtu siç është parashikuar, vendet e skive do të qëndrojnë të mbyllura.

Ndarja midis rajoneve në të verdha, portokalli dhe të kuqe, sipas rrezikut, mbetet, por sipas parashikimit të kryeministrit Giuseppe Conte brenda dy javësh të gjitha rajonet italiane do të jenë të verdha.

Nga 21 dhjetori deri më 6 janar çdo lëvizje brenda dhe jashtë, midis rajoneve të ndryshme ose provincave është e ndaluar. Edhe në ditët e 25 dhe 26 dhjetorit 2020 dhe 1 Janar 2021, çdo lëvizje midis komunave është gjithashtu e ndaluar, përveç për nevoja të justifikuara apo arsye shëndetësore.

Në zonat e verdha restorantet do të jenë gjithmonë të hapur për drekë, madje edhe në Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por nuk lejohen më shumë se katër persona në tryezë dhe restorantet mbyllen në orën 6.

Ndërsa shërbimi delivery do të lejohet gjithë kohën.

Dyqanet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00, por në ditët e festave dhe para-festave tregjet dhe qendrat tregtare, bizneset dhe struktura të tjera të ngjashme janë të mbyllura, me përjashtim të farmacive, parafarmacive, qendrave shëndetësore, pikave të ushqimit, të produkteve bujqësore, të duhanit dhe gazetave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat