Covid i vendosi çelësin, një muaj pas bllokimit të dytë rihapet muzeu britanik

Evropë

Covid i vendosi çelësin, një muaj pas bllokimit të dytë rihapet muzeu britanik

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:26
Muzeu i famshëm i  Londrës

Një muaj pas bllokimit të dytë të Anglisë, është rihapur për vizitorët Muzeu i famshëm i  Londrës. Numri i njerëzve që hyjnë në muze gjatë një dite është reduktuar ndjeshëm ndërsa vizitorët e kanë mirëpritur këtë vendim.

Vizitorët janë kthyer në Muzeun Britanik të Londrës, i cili rihapet pas një muaji mbyllje. Këtë vit institucioni përgatitet të festojë 20 vjetorin e Oborrit të madh, i cilësuar si sheshi publik më i madh i mbuluar në Evropë.

“Ne kemi kufizuar numrin e njerëzve që vijnë në muze deri në 2,000 në ditë. Në këtë kohë të vitit normalisht do të ishin rreth 11,000 vizitorë. Arsyeja e reduktimit të numrit është për të siguruar rregullat e distancës sociale dhe për të bërë që vizitorët tanë të ndihen të sigurt “, tha Roderick Buchanan, drejtor komercial i Muzeut Britanik.

Numri i vizitorëve është i kufizuar falë një sistemi biletash, i cili u lejon njerëzve të shijojnë një lloj tjetër eksperience.

“Jam i emocionuar që thjesht u largova nga shtëpia sot për të qenë i sinqertë. Jeta e mbyllur, puna nga shtëpia më bënë të vlerësoj që është mirë të qendrosh mes njerëzve , megjithëse në distance”, u shpreh muzikanti Joel Wells

“Arsyeja që unë doja të vija sot është sepse mendova, në këtë kohë të vështirë që po kalojmë  kjo është një mjundësi e mirë për t’u çlodhur dhe për të vlerësuar vërtet historinë ” tha një tjetër visitor.

Bllokimi katër javë, i cili filloi në nëntor, u vendos për të ndaluar rritjen e infeksionit, për të lehtësuar presionin mbi shërbimet shëndetësore dhe për të lejuar familjet të mblidhen për Krishtlindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat