Kryeministri Mitsotakis akuzohet për shkelje të masave kufizuese

Evropë

Kryeministri Mitsotakis akuzohet për shkelje të masave kufizuese

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, akuzohet se ka shkelur masat kufizuese gjatë fundjavës, pas disa fotove që kanë dalë në rrjete sociale ku ai shfaqet me motor në një zonë malore.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjtetet sociale, Mitsotakis shfaqet pa maskë dhe duke mos respektuar rregullat e distancimit fizik së bashku me pesë motoristë në tjerë në malin Parnitha, 45 kilometra në veri të Athinës.

Partia opozitare e majtë, Syriza, akuzon kryeministri për “shkeljen e masave anti-COVID” ndërkohë që qytetarëve iu kërkohet “përgjegjësi individuale” si dhe të respektojnë masat.

“Ti po sillesh sikur jeton në një botë tjetër” është shprehur ish-kryeministri Alexis Tsipras në parlament gjatë së enjtes.

Kreu i Sirizës gjithashtu akuzoi kryeministrin për “mungesë ndjeshmërie ndaj popullit të cilëve nuk iu lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre”.

Euronews ka kontaktuar zyrën e kryeministrit për ta pyetur mbi këto pretendime por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Në Greqi, ushtrimet fizike janë një arsye e pranueshme për të dalë nga shtëpia megjithatë ato duhet të kryhen pranë shtëpisë, ndërsa shkelja e kësaj mase dënohet me gjobë deri në 300 euro.

Greqia e ka shtyrë afatin e karantinës deri në 14 dhjetor.

Mbi 2.700 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Greqi që prej fillimit të pandemisë, ndërsa vendi regjistroi rreth 1.900 raste të reja gjatë së enjtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat