Gratë e Federatës Europiane të Infermierëve nderohen me çmim për përballjen me Covid-19

Evropë

Gratë e Federatës Europiane të Infermierëve nderohen me çmim për përballjen me Covid-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Gratë e Federatës Europiane të Infermierëve

Gratë e Federatës Europiane të Infermierëve, kanë fituar këtë javë çmimin “Women of Europe Awards”. Kjo pasi me mijëra infermiere në mbarë botën kanë luftuar për të mposhtur virusin COVID-19, përpjekje të cilat janë cilësuar si një akt heroik. Infermieret kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre pavarësisht se janë një prej grupeve më të rrezikuara nga coronavirusi.   

“Ato kanë qenë më shumë se vetëm heroike, altruiste dhe të përkushtuara për t’i dhënë ndihmë mjekësore çdo qytetari anembanë Europës. Me dhembshurinë, kujdesin dhe ekspertizën, infermierët na kanë rikthyer besimin në humanitet.” - Elizabeth Adams, Presidente e EFN.

Stafi mjekësore është duartrokitur dhe falënderuar nga mijëra qytetare, kryesisht pacientë dhe të mbijetuar nga virusi që ka përfshirë tërë botën. Ndihma e tyre, pa kërkuar asnjë gjë në këmbim, është shndërruar në simbolin e humanitetit.

Çmimi i dhënë në eventin e organizuar nga Lëvizja Ndërkombëtare Europiane ka si qëllim të rrisë edhe moralin e shumë infermierëve të tjerë të cilët vazhdojnë të jene në frontin e pare të luftës kundër COVID-19.

Përveç mjekimit dhe kujdesit ndaj pacientëve pozitive me covid, infermieret kanë qenë edhe një “shpatull” për të mbështetur apo ngushëlluar familjarët e pacientëve dhe të gjithë personat e prekur nga kjo pandemi.

Gjithashtu, Europa ka dëshmuar nga ato gra infermiere që kanë ndihmuar kryesisht të moshuar, fëmijë dhe persona në nevojë, duke i furnizuar me ushqim apo duke i mbështetur emocionalisht. Gratë infermiere janë cilësuar si grupi që ka sjellë ndryshimin më të madh në këtë vit të vështirë pandemie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat