Hakmarrja ndaj 17-vjeçares pasi e braktisi, ish i dashuri i shpërndau foto intime te shoqëria e klasës

Evropë

Hakmarrja ndaj 17-vjeçares pasi e braktisi, ish i dashuri i shpërndau foto intime te shoqëria e klasës

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Ilustrim

Të tilla ngjarje ndodhin kudo. Fenomeni shqetësues po përhapet me shpejtësi. Viktima përgjithësisht bien femrat, sidoemos vajzat e reja.

I dashuri kërcënoi atë dhe familjen e saj me vdekje, përhapi imazhe me marrëdhëniet intime të së miturës në faqet e rrjeteve sociale, tek shoqëria e saj: por prokuroria e arrestoi atë. Policia i hoqi fotot nga uebi, gjykata e dënoi me tre vite burg.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i strukturave shtetërore, pas hakmarrjes  së një djali ndaj 17-vjeçares,të cilën fillimisht e e përndiqte, pasi ajo u nda me të.

Hakmarrja dhe ndjekja kundër adoleshentes shtatëmbëdhjetë vjeçare, kaloi çdo limit. Ai shpërndau fotot intime të vajzës në internet.

Ish i dashuri i saj u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg. Hetimet komplekse dhe delikate të kryera nga hetuesit e Departamentit të Policisë Postare dhe të Komunikimeve të Firences, të koordinuara nga prokurori publik Giacomo Pestelli, zëvendës prokuror në Prokurorinë Publike të Firences, çuan së pari në  masën e sigurimit të arrestit shtëpiak dhe më pas në dënimin me 3-vjet burg të një 21-vjeçari me origjinë nga Maroku.

Hetuesit zbuluan se kishte pasur edhe kërcënime me vdekje për vajzën dhe familjen e saj.

Në bazë të masës, sjellja e të riut, i cili, duke mos hequr dorë nga ideja e përfundimit të marrëdhënies së tij me ish-të dashurën nën moshë, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vendosi me çdo kusht të rilidhej me të, me ngacmime dhe kërcënime të përsëritura, duke i shkaktuar asaj një gjendje të vazhdueshme serioze ankthi dhe frike, frikë për sigurinë e vetvetes dhe të anëtarëve të familjes. Ngacmimet dhe kërcënimet e përsëritura konsistonin në kërkesën e vazhdueshme të lidhjes së kontaktit me vajzën; madje duke përdorur epitete të tilla si "lavire, kur*ë e mu*it".

Ai hapi 7 profile falso në Instagram dhe ndau foto intime te shokët dhe shoqet e saj të klasës, apo miqtë, derisa u desh të ndërhynte policia, që të vihej në vend drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat