Gjykata gjermane s’lejon protesta kundër masave të pandemisë për shkak të pandemisë

Evropë

Gjykata gjermane s’lejon protesta kundër masave të pandemisë për shkak të pandemisë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Gjermani

Një gjykatë gjermane të shtunën mori vendim që të mbetet në fuqi masa për ndalimin e protestave në qytetin verior të Bremenit.

Protestat ishin paralajmëruar nga kundërshtarët e masave kufizuese, të cilat janë vendosur me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit, raporton Reuters.

Edhe gjykatat më të ulëta tashmë i kishin refuzuar lejet për protesta, që ishin planifikuar për të shtunën pasdite. Pritej që në protesta të merrnin pjesë rreth 20 mijë persona, të grumbulluar në qendrën e qytetit.

Muajin e kaluar, policia gjermane përdori kamionë me ujë dhe sprej për t’i shpërndarë mijëra protestues në Berlin, të cilët kishin dalë në rrugë për ta shprehur zemërimin e tyre rreth kufizimeve kundër pandemisë.

Ndonëse shumica e gjermanëve e përkrahin versionin e lehtë të izolimit të vendosur nga qeveria gjermane, kritikët thonë se masat që janë marrë nga udhëheqësia e shtetit i rrezikojnë të drejtat civile të qytetarëve.

Një ministër gjerman ditë më parë paralajmëroi se këto masa mund të mbesin në fuqi edhe në muaj e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa kancerlarja Merkel tashmë është marrë vesh me udhëheqësit rajonalë që kufizimet të qëndrojnë së paku deri në pjesën e dytë të dhjetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat