Portugalia liron masat për Krishtlindje, i shtrëngon për Vitin e Ri

Evropë

Portugalia liron masat për Krishtlindje, i shtrëngon për Vitin e Ri

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Portugalia, një prej vendeve të BE po përgatitet për festa e fundvitit teksa duket se do të ketë masa krejt të kundërta për Krishtlindje e Viti të Ri.

Kryeministri Antonio Costa raportoi se mes datave 23-26 dhjetor nuk do të ketë ndalim udhëtimesh në mënyrë që të gjithë të festojnë Krishtlindjet me familjet e tyre.

Duket se qeveria portugeze i trembet Vitit të Ri, teksa Costa bëri me dije se nuk do të lejohen udhëtimet.

Festat në rrugë, grumbullimet jashtë do të lejohen deri në 6 persona si dhe një orë policore që fillon nga ora 2 e mëngjesit të 1 janarit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat