Ajsbergu më i madh në botë, fotografohet nga forcat ajrore të Britanisë së Madhe

Evropë

Ajsbergu më i madh në botë, fotografohet nga forcat ajrore të Britanisë së Madhe

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Fluturakja e forcave ajrore të mbretërisë në Britaninë e Madhe, ka siguruar imazhet e ajsbergut më të madh në botë duke lundruar nëpër Atlantik, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për fluturaken transportuese A400M, që fluturoi mbi copën e akullit që ka një sipërfaqe prej 4,200 kilometra katrorë ndryshe i njohur si A68a.

Imazhet zbuluan disa të çara në ajsberg si dhe një tunel i krijuar nën të cilin kalonte ujit sikur të ishte skenë e filmave të Hollywood-it.

Ky akull që vjen nga Antarktiku po lundron drejtë ujërave britanike – madje në jug të Georgia. A68a tani është vetëm 200 kilometra larg ishullit dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që ai të ngecë në ujërat e cekëta të brigjeve të Anglisë.

Kjo copë gjigante e akullit është 30 metra e lartë dhe sigurisht se nën ujë janë edhe 200 metra tjera, kështu të paktën pretendojnë ekspertët e fushës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat