Edhe anglezët shesin teste falso

Evropë

Edhe anglezët shesin teste falso

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Duket se shqiptarët nuk do të jenë të vetmit që shesin dokumente false që vërtetojnë se udhetarët drejt Greqisë apo shteteve te tjera janë tërësisht negativ nga Covid-19.

21-vjeçari britanik Danyal Sajid ka shitur dokumente të tilla të falsifikuara për 500 Paund secila. Sakaq, Sajid ka thënë se paratë që ka fituar nga shitja e këtyre dokumenteve falso i ka përdoruar për të bërë një udhëtim në Dubai.

Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar teknikën që ka ndjekur, duke shpjeguar se ka qenë një procedurë shumë e lehtë dhe për kompanitë ajrore ka qenë e pamundur ta kuptonin nëse ato ishin apo jo origjinale.

Skandali është zbuluar nga mediat britanike. Sipas, raporteve te tyre, qindra britanikë që kanë udhëtuar me dokumente false, mund të kenë qenë të prekur nga Covid-19.

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 1,690,432 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 60,617 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat