Francë: Protesta kundër dhunës së policisë

Evropë

Francë: Protesta kundër dhunës së policisë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:41
Pamje nga protesta

Mijëra vetë protestuan të shtunën në Paris për të denoncuar ndaj dhunës së policisë dhe planeve për politikat e sigurisë së Presidentit Emmanuel Macron, të cilat demonstruesit thonë se do të shtypnin liritë civile.

Në një incident, policia hapi gaz lotsjellës dhe u kundërpërgjigj pasi u hodhën fishekzjarre ndaj tyre. Disa të rinj thyen një vitrinë. Përplasje të dhunshme ndodhën midis protestuesve dhe policisë në një protestë të ngjashme javën e kaluar.

Në fillim të kësaj jave, partia në pushtet e zotit Macron tha se do të rishkruante një pjesë të një projekt-ligji për sigurinë që do të tkurrte të drejtat për të qarkulluar pamje të oficerëve të policisë, pasi provokoi një reagim të fortë te publiku dhe e majta politike.

Protestuesit marshuan në kryeqytetin francez nën vëzhgimin e kujdesshëm të policisë së ndërhyrjes së shpejtë, duke mbajtur parulla ku shkruhej "Franca, toka e të drejtave të policisë" dhe "Tërhiqni ligjin e sigurisë".

"Po shkojmë drejt një kufizimi gjithnjë e më të madh të lirive. Është e pajustifikuar, "tha banorja e Parisit, Karine Shebabo.

Një tjetër protestues, Xavier Molenat, tha se "Franca ka këtë prirje që frenon liritë në vend, ndërsa predikon rëndësinë e tyre për të tjerët".

Rrahja e një personi me ngjyrë, producenti i i muzikës Michel Zecler, nga disa oficerë policie në fund të nëntorit intensifikoi zemërimin e publikut.

Ky incident doli në dritë pasi filmimet e kamerave të sigurisë televizionit dhe telefonave celularë qarkulluan në internet. Kritikët kishin thënë që ligji origjinal do ta bënte më të vështirë mbajtjen e përgjegjësisë nga policia në një vend ku disa grupe të të drejtave thonë se ka racizëm sistematik brenda agjencive të zbatimit të ligjit. Shumë kundërshtarë të projektligjit thonë se ai shkon shumë larg edhe pas ndryshimeve./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat