Mali i Zi regjistron 412 raste të reja dhe 8 vdekje nga COVID-19

Evropë

Mali i Zi regjistron 412 raste të reja dhe 8 vdekje nga COVID-19

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Mali i Zi ka regjistruar 412 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 8 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.347 mostra dhe janë regjistruar 412 raste të reja.

"Në institut janë raportuar 8 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 521, ndërsa nga fillimi i vitit është 530", njoftuan nga instituti.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.540.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat