Protesta kundër Ligjit për siguri në Francë, protestuesit përleshen me policinë

Evropë

Protesta kundër Ligjit për siguri në Francë, protestuesit përleshen me policinë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Ilustrim

Në rrugët e Parisit të Francës, gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar protesta për shkak të ligjit të ri rreth sigurisë.

95 persona ishin arrestuar në këto protesta, një pjesë e tyre ishin përleshur me policinë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se 67 oficerë të policisë janë të lënduar.

Darmanin bën të ditur se në tërë Francën kishin protestuar rreth 50 mijë njerëz, prej tyre pesë mijë ishin vetëm në Paris.

Protestat, të cilat janë duke u mbajtur për javë të tëra, filluan pas arrestimit me dhunë të një producenti me ngjyrë nga policia.

E më vonë kaluan edhe në atë duke kundërshtuar ligjin e ri për sigurinë, që ishte miratuar nga Qeveria franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat