Britani/ Ministri i Shëndetësisë përlotet nga emocionet teksa sheh vaksinimin e parë kundër Covid 19

Evropë

Britani/ Ministri i Shëndetësisë përlotet nga emocionet teksa sheh vaksinimin e parë kundër Covid 19

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:29
Matt Hancock

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock nuk mundi të mbajë lotët kur pa 90-vjeçaren Maggie Keenan të bënte vaksinën e parë Pfizer për koronavirusin në botë.

90-vjeçarja i shkaktoi emocione të mëdha Ministrit të Shëndetësisë, i cili së bashku me 81-vjeçarin Ëilliam u bënë gruaja dhe burri i parë në botë që u vaksinuan jo në provat klinike, por normalisht.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë po përdor sot si armën e Britanisë në luftën kundër koronavirusit vaksinën Pfizer, që ruhet si “bebja e syrit” në 50 spitale.

Sot, 5,000 njerëz pritet të vaksinohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Matt Hancock, i ngazëllyer, tha se në një vit 2020 të zi ai pa shpresë përmes fillimit të vaksinimeve që do të fillojnë të ndryshojnë jetën tonë për mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat