Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës dalin pozitivë në testin për Covid-19

Evropë

Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës dalin pozitivë në testin për Covid-19

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19, njoftuan autoritetet e veterinarisë të martën.

Tri luanesha – me emrat Zala, Nima dhe Run Run, si dhe një luan, me emrin Kiumbe, u testuan nga punëtorët e kopshtit pasi ata vërejtën se kafshët kishin simptoma të koronavirusit, shkruan The Guardian.

Autoritetet njoftuan se dy punëtorët të kopshtit zoologjik gjithashtu kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Tani po zhvillohen hetime se si u infektuan luanët.

Punëtorët e kopshtit u bënë luanëve teste PCR në të njëjtën mënyrë siç testohen njerëzit, sepse kafshët aty janë të mësuara me kontaktet me stafin e kopshtit.

Shërbimi i veterinarisë në Barcelonë i kontaktoi zyrtarët e kopshtit Bronx në Nju Jork, ku katër tigra dhe tre luanë kishin dalë pozitivë në testin për Covid-19 në prill. Të gjitha kafshët në këtë kopsht janë shëruar.

Punëtorët e kopshtit zoologjik në Barcelonë thanë se luanët e infektuar janë trajtuar me ilaçe anti-inflamatore dhe janë duke u vëzhguar për së afërmi. Sipas tyre, kafshët janë duke reaguar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat