Një tjetër monolit në ishullin e Anglisë, si shpjegohet shfaqja e këtij objekti?

Evropë

Një tjetër monolit në ishullin e Anglisë, si shpjegohet shfaqja e këtij objekti?

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 06:48
Ilustrim

Një tjetër monolit është gjetur, në ishullin Wight, pranë brigjeve jugore të Anglisë. 

Monoliti, një masë e pandarë, zakonisht prej guri ose metali, është shfaqur për herë të parë mes shkëmbinjve të kuq në Utah dhe u hoq përsëri.

Teoritë konspirative për këtë objekt misterioz, nisën muajin e kaluar, kur ai u shfaq përsëri në një pyll në Rumani.

Më pas një monolit i ngjashëm si ai në Utah, u gjend në majën e një mali në Kaliforni. Fundjavën e kaluar objekti misterioz u shfaq edhe në Hollandë.

Edhe së fundmi, u gjet nga dy banorë, të cilët po shëtisnin në plazh, në ishullin Wight në Angli.

Deri më tani nuk ka një përgjigje të qartë se kush qëndron pas këtyre objekteve, apo nëse kanë të njejtin burim. Stili i ndërtimit dhe materialet e përdorura ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Një shpjegim ishte që monolitet rumune dhe kaliforniane ishin thjesht një kopjim i monolitit në Utah.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat