Turistëve britanikë u ndalohet hyrje në vendet e BE-së, për shkak të përqindjes së madhe të infektuarve me COVID-19

Evropë

Turistëve britanikë u ndalohet hyrje në vendet e BE-së, për shkak të përqindjes së madhe të infektuarve me COVID-19

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Turistëve britanikë do t’ju ndalohet hyrja në vendet e Bashkimit Evropian, për shkak të masave aktuale kufizuese në luftën kundër coronavirusit, shkruan The Guardian.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se për Mbretërinë e Bashkuara nuk do të ketë përjashtime.

Vetëm vendet me përqindjen e ulët të infektuarve me COVID-19 përjashtohen nga këto rregulla, që ua ndalojnë hyrjen vizitorëve që nuk janë pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, kurse britanikët mund të udhëtojnë deri në fund të fazës tranzitore të Brexit, që do të thotë deri më 31 dhjetor.

Vendet anëtare të BE në tetor kanë bërë thirrje që miratohet ligji i propozuar, që u lejon hyrjen qytetarëve të vendeve që kanë përqindjen e ulët të infektuarve me COVID-19 siç është Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur se nuk ekzistojnë plane që lisa të zgjerohet dhe të përfshijë në të edhe Britaninë e Madhe.

“Këtë vendim do të duhej ta merrte Këshilli Evropian”, ka shtuar zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Sa i përket vendet që janë në sistemin e Shengenit, Norvegjia gjithashtu ka njoftuar se do të ndalojë hyrjen turistëve britanikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat