Dritani prokurorëve: Nuk ka të paprekshëm, as drejtësi selektive

Evropë

Dritani prokurorëve: Nuk ka të paprekshëm, as drejtësi selektive

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 12:16
Dritan Abazoviq

Nënkryeministri malazes Dritan Abazoviq i thënë hapur prokurorit të lartë të shtetit dhe prokurorit të veçantë të shtetit se nuk ka të paprekshëm.

Duke cituar burimin e saj, e përditshmja e Podgoricës "Vijesti" shkruan se Abazoviqi u ka thënë prokurorit të lartë të shtetit dhe prokurorit special se qeveria e re nuk do të tolerojë asnjë korrupsion dhe se ajo kërkon rezultate konkrete në punën e zyrës së prokurorit.

"Abazoviqi u ka treguar qëndrimin selektiv të organeve të prokurorisë në zbatimin e drejtësisë dhe përpunimin e akteve kriminale dhe ka kërkuar ndryshime rrënjësore në punën e SDT-së dhe VDT-së, për sa kohë që ata janë në ato pozicione," tha një bashkëbisedues anonim i "Vijesti"-t.

Sipas të njëjtit burim, Abazoviq ua ka përsëritur bashkëbiseduesve se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga përparësitë e qeverisë së re.

Ai përkujtoi, thotë burimi i gazetës, se rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, veçanërisht ato që lidhen me abuzimin e pozitës zyrtare dhe njerëzit që kryenin funksione të larta shtetërore, duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat