Super-shpërndarësi/ ‘Babagjyshi’ infekton 75 persona në azil

Evropë

Super-shpërndarësi/ ‘Babagjyshi’ infekton 75 persona në azil

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:58
Babagjyshi ishte ftuar për të krijuar atmosferë në azilin me 150 banorë.

Babagjyshi i Vitit të Ri ka infektuar të paktën 75 persona në një azil të moshuarish në Belgjikë.

Babagjyshi ishte ftuar për të krijuar atmosferë në azilin me 150 banorë.

Por të paktën 61 prej tyre dhe 14 nga stafi u infektuan nga Babagjyshi.

Të paktën një nga banorët e azilit është në gjendje të rëndë.

Mendohet se Babagjyshi ka qenë një ‘supershpërndarës’ i infeksionit. Si të tillë njihen ata persona që e shpërndajnë virusin në një numër shumë të madh njerëzish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat