​Erdogan: Bllokim total në Turqi

Evropë

​Erdogan: Bllokim total në Turqi

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se një "bllokim" i plotë do të futet në vend në mbrëmjen e 31 dhjetorit.

Erdogan deklaroi se urdhri për të qëndruar në shtëpi do të fillojë të zbatohet në prag të Vitit të Ri në orën 21 dhe do të zgjasë deri më 4 janar.

Presidenti turk u drejtua pasi të dhënat zyrtare treguan se një rekord 229 vdekje nga pasojat e virusit korona u regjistruan në Turqi, tregon Reuters.

Sipas të dhënave të qeverisë, 29.617 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Një total prej 1.866.345 njerëz janë infektuar me virusin korona në vend deri më tani, ndërsa 16.646 njerëz kanë vdekur, sipas faqes në internet të Worldometers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat