Përvjetor në Çernobil/ Ukraina kërkon statusin nga UNESCO

Evropë

Përvjetor në Çernobil/ Ukraina kërkon statusin nga UNESCO

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Ukraina shënon përvjetorin e 20 të mbylljes së stacionit të energjisë bërthamore në Çernobil. Shpërthimi në reaktorin e katërt të tij, në prill 1986, bëri që një pjesë e madhe e Ukrainës e madje edhe Bjellorusisë fqinje të kontaminohej dhe çoi në krijimin e një zone të ndaluar me përmasat e Luksemburgut.

Pas shpërthimit, tre reaktorët e tjerë të Çernobilit vazhduan të prodhonin energji deri sa stacioni u mbyll përfundimisht në vitin 2000. Ukraina, kërkon tani statusin e trashëgimisë botërore për zonën e Çernobilit, të ngrirë në kohën e aksidentit më të rëndë bërthamor në botë.

Pas më shumë se tre dekadash nga katastrofa bërthamore, ka këto kohë një fluks vizitorësh në zonë që i ka nxitur zyrtarët të kërkojnë statusin zyrtar nga UNESCO.

“Zona e Çernobilit është shndërruar tani në një atraksion të famshëm në botë”, thotë një guidë turistike. “Por, kjo zonë, nuk ka një status zyrtar”, shton ai duke iu referuar zonës së ndaluar ku natyra duket se po dominon tani mbi blloqet e banimit të shkretuara të ndërtuara në erën sovjetike, mbi dyqane dhe godina zyrtare.

Zyrtarët shpresojnë tani në njohjen nga agjencia e kombeve të bashkuara për kulturën, që do ta shndërronte zonën në një atraksion akoma më të kërkuar turistik dhe do të ndihmonte përpjekjet për ruajtjen e ndërtesave të hershme përreth. Nëse UMESCO do ta pranojë kërkesën e Ukrainës, atëherë edhe Çernobili do të renditej krah monumenteve të famshme si Taj Mahali në Indi apo Stonegenge në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat