Njihuni me fshatin që pret lindjen e një bebeje pas 23-vjetësh

Evropë

Njihuni me fshatin që pret lindjen e një bebeje pas 23-vjetësh

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:05
Ilustrim

Kanë kaluar 23 vjet, që kur zyra e gjendjes civile nuk regjistroi një lindje të re. Bëhet fjalë për Fascian, “qyteti më i vjetër në Itali”.

Fshati në Val Trebbia, provincë e Genoas, ka 73 banorë për nëntë muaj të vitit, ndërsa gjatë verës numri shkon në 1800 banorë falë  pushuesve dhe turistëve. Fshati ka një moshë mesatare mbi 66 vjeç dhe shumë nga banorët e tij janë mbi 90 vjeç.

Kryetari i Bashkisë, Marco Gallizia thotë: “Ne jemi qyteti më i vjetër, por këtu jetohet me të vërtetë mirë falë ajrit të pastër, mungesës së ndotjes dhe zhurmës dhe produkteve të tokës sonë, nga e cila lind ushqimi i shëndetshëm. Tashmë, falë një çifti që është transferuar te ne për arsye pune, do të kemi edhe një banor të ri në fshatin tonë. Sapo të përfundojë emergjenca e Covid-19, do të bëjmë festë të madhe sepse kemi 23 vite që presim një lindje”.

Fascia, e cila në verë shkon nga 73 në 1800 banorë falë shtëpive të dyta dhe pushuesve, ka shumë qytetarë midis moshës 80 dhe 90 vjeç, por në këtë vit të veçantë ajo ka regjistruar një fakt që sjell shpresë. Kryetari e paraqet atë kështu. “Një çift në të tridhjetat u zhvendos për arsye pune dhe ishte vërtet një shenjë e mirë”.

Por lajmi më më i bukur është një tjetër dhe do të mbërrijë pas disa muajsh. Zyra e regjistrimit të Fascias do të regjistrojë një lindje, e para në 23 vjet: “Do të jetë fëmija i parë i lindur, është bukur dhe sigurisht sa më shpejt që të mbarojë emergjenca Covid do të festojmë”.

Dhe për vitin 2021 ëndrra është e thjeshtë: “Shpresojmë që të ketë një lindje tjetër. Do të ulte moshën mesatare, por në fund të fundit, nuk është se kemi ndër mend të vendosim ndonjë rekord”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat