Arrestime në BeH për krime lufte, njëri është polic që ka vrarë civilë

Evropë

Arrestime në BeH për krime lufte, njëri është polic që ka vrarë civilë

Nga: B.S. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Arrestimi (Ilustrim)

Dy ish-pjesëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës, njëri prej të cilëve tani është një oficer policie në detyrë aktive, u arrestuan të mërkurën me dyshimin për kryerjen e krimeve të rënda të luftës në zonën e Foçës të Bosnjës Lindore.

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka konfirmuar se oficerët e policisë nga Foça, Borislav Pjano, 52 vjeç dhe Spomenko Novoviq, 54, janë arrestuar dhe të dy janë akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Hetimi i deritanishëm ka vërtetuar se të dy morën pjesë në një fushatë spastrimi etnik të kryer nga paramilitarët serbë të Bosnjës në zonën e Foçës në vitin 1992, duke vrarë, dëbuar dhe plaçkitur popullsinë boshnjake.

Novoviç akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen personale të të paktën pesë boshnjakëve të moshuar, duke përdorur armë të ftohtë dhe më pas duke u dhënë flakë trupave të tyre së bashku me shtëpinë ku i ekzekutoi ata.

Më pas vrau një grua tjetër dhe abuzoi me dy civilë të ndaluar.

Oficeri aktual i policisë Pjano dyshohet të ketë marrë pjesë në ndalimin e paligjshëm të 17 civilëve, përfshirë të mitur. Gjashtë të burgosurit Pjano dhe të tjerët i kanë vrarë duke qëlluar dhe duke hedhur bomba dore mbi ta.

Ai është gjithashtu  është për grabitjen e një gruaje, së cilës i vodhi një sasi të madhe bizhuterie ari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat