Ursula Von der Leyen fton që vaksinimi të fillojë të njëjtën ditë në tërë BE-në

Evropë

Ursula Von der Leyen fton që vaksinimi të fillojë të njëjtën ditë në tërë BE-në

Nga: B.S. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mërkurën bëri thirrje që fushata e vaksinimit kundwr Covid-19-shit të nisë shpejt dhe njëkohësisht në të gjitha vendet anëtare të BE-sw.

"Vaksina e parë do të miratohet brenda një jave, kështu që vaksinimi do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë. Le të fillojmë vaksinimin sa më shpejt të jetë e mundur, të 27 vendet anëtare, në të njëjtën ditë," tha von der Leyen nw Parlamentin Evropian.

Ajo theksoi se kjo është një detyrë e madhe sepse 70 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen në mënyrë që të mbarojë pandemia.

"Kemi blerë mjaft vaksina për të gjithë në BE, do të jemi në gjendje të ndihmojmë fqinjët dhe partnerët tanë në botë në mënyrë që askush të mos lihet jashtë," tha kryetarja e Komisionit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të martën se ka shtyrë takimin për të vendosur mbi miratimin e vaksinave Pfizer dhe BioNTech për një javë. Takimi do të mbahet në 21 dhjetor në vend të 29 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat