Lavrovi i dhuron Dodikut ikonën 300-vjeçare, reagon Ukraina: Është e jona!

Evropë

Lavrovi i dhuron Dodikut ikonën 300-vjeçare, reagon Ukraina: Është e jona!

Nga: B.S. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Sergei Lavrov e Milorad Dodik

Ikona, që anëtarit serb të Presidencës së BeH-së ia dhuroi Sergej Lavrov të hënën, thuhet se i përket Ukrainës, njoftoi media lokale dhe raportoi portali kroat Index.hr. Ajo, siç thuhet, është ikonë ortodokse e praruar, 300-vjeçare.

Media e afërt me Dodikun kanë shkruar se ajo ikonë është gjetur në Lugansk, pjesë e Ukrainës që është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Fotoja tregon një vulë dylli, sipas së cilës ikona ishte regjistruar si pronë e Ukrainës, qysh kur ai vend ishte pjesë e BRSS-së. Mirëpo, ato media nuk botuan ndonjë detaj se si dhe ku u gjet ikona e diskutueshme.

Ambasada ukrainase në Sarajevë i ka dërguar notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH-së, duke i kërkuar të bëjnë të ditur "publikisht, menjëherë dhe qartë" se si ikona nga vendi i tyre ka arritur në një vend tjetër dhe përfundoi në duart e Dodikut.

Vullnetarë nga BeH-ja, pra nga Republika Srpska, morën pjesë në formacionet paraushtarake pro-ruse në rajonet e Lugansk dhe Donetsk, shkruan Indekx-i.

Njëri prej tyre, Gavrilo Steviqi, po gjykohet për këtë, sepse bashkimi me formacionet paraushtarake jashtë është i dënueshëm sipas ligjit të BeH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat