Holanda në bllokim, ja çka mbyllet për 5 javë

Evropë

Holanda në bllokim, ja çka mbyllet për 5 javë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Holanda është futur në një bllokim të dytë për të paktën pesë javë, duke filluar nga kjo e martë.

Masat e reja të ashpra në të gjithë vendin nënkuptojnë që shkollat, dyqanet jo-jetike, muzetë dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 19 janar, deklaroi kryeministri Mark Rutte.

Ndërsa ai mbante fjalimin në zyrën e tij në Hagë, jashtë saj dëgjoheshin protestuesit kundër masave anti-COVID.

Gjithashtu edhe salloneve të bukurisë dhe teatrove iu vu çelësi, transmeton Monitor.

Të gjitha shkollat ​​dhe universitetet do të kalojnë mësimin online, në distancë nga e mërkura. Çerdhet do të jenë të mbyllura për të gjithë përveç fëmijëve të punëtorëve kryesorë.

Qeveria gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos lejojnë më shumë se dy mysafirë mbi moshën 13 vjeç në ditë, ndërsa në datat 24-26, mund të lejohen deri në tre të ftuar.

Baret dhe restorantet janë mbyllur që nga mesi i tetorit, megjithëse shumë restorante e kafene kanë ofruar shërbimin “delivery”.

Rreth 10 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi në Holandë që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri tha se me vaksinimet që fillojnë më vitin e ri, 2021 do të jetë një vit “i shpresës, i dritës në fund të tunelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat