Pandemia e COVID në Kroaci, 85 viktima e 3.918 raste të reja

Evropë

Pandemia e COVID në Kroaci, 85 viktima e 3.918 raste të reja

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3.918 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 22.445. Midis tyre, 2.943 pacientë janë në spital, nga të cilët 287 janë në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, janë shënuar 186.963 raste të koronavirusit, nga të cilët 2.955 kanë humbur jetën. Gjithsej 161.563 janë shëruar, nga të cilët 3.790 në 24 orët e fundit”, tha Selia e Mbrojtjes Civile.

Aktualisht në vetëizolim janë 55.777 persona. Deri më tani, gjithsej janë testuar 920.509 persona janë testuar, nga të cilët 12.294 në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat