Turqia miraton buxhetin për vitin 2021, shumë marramendëse për arsimin

Evropë

Turqia miraton buxhetin për vitin 2021, shumë marramendëse për arsimin

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Kuvendi i Turqisë të shtunën në mëngjes e miratoi buxhetin shtetëror për vitin 2021 pas një seance maratonike që zgjati 12 ditë.

Kryetari i Kuvendit, Mustafa Sentop, njoftoi se buxheti për vitin e ardhshëm u përkrah nga 316 deputetë, ndërsa kundër votuan 193 të tjerë, shkruan Anadolu.

Më saktësisht, buxhetin e përkrahën deputetët e partisë në pushtet, të udhëhequr nga Presidenti Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, si dhe Lëvizja Nacionaliste, e cila është në opozitë.

Shpenzimet buxhetore për vitin e ardhshëm u parapanë të jenë 1 trilion e 346 miliardë lira turke apo rreth 170 miliardë dollarë. Të hyrat e përgjithshme pritet të jenë rreth 138.8 miliardë dollarë, ndërsa të hyrat nga taksat 116 miliardë dollarë.

Shumën më të madhe shteti e ndau për sektorin e arsimit, që në dispozicion do të ketë 211.4 miliardë lira turke apo 26.5 miliardë dollarë.

Buxheti i vitit 2021 do të jetë buxheti i 19-të i miratuar nën pushtetin e partisë së Erdoganit dhe i dyti sipas sistemit të ri presidencial të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat