Zvicra miraton vaksinën e Pfizer/Biontech

Evropë

Zvicra miraton vaksinën e Pfizer/Biontech

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:06
Ilustrim

Rregullatori i medikamenteve në Zvicër, Swissmedic, ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 nga Pfizeri dhe partneri i tij BioNTech, ka bërë të ditur agjencia të shtunën, raporton Reuters.

“Sipas të dhënave të shqyrtuara nga Agjencia zvicerane për Produkte Terapeutike niveli i mbrojtjes që ofron shtatë ditë më vonë pas vaksinës së dytë është mbi 90 për qind.

Ky është autorizimi i parë në botë në procedura të rregullta”, ka thënë Swissmedic përmes faqes zyrtare.

Gjithashtu Pfizer dhe Biontech kanë marrë autorizimin e kushtëzuar të marketingut nga Swissmedic për vaksinën COVID-19.

Kurse SHBA-ja tashmë ka miratuar edhe vaksinën e Modernës, duke u bërë vendi i parë që ka miratuar dy vaksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat