Holanda ndalon të gjitha fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar

Evropë

Holanda ndalon të gjitha fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:17
Holandë

Holanda duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm ka ndaluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria.

Nga Qeveria e Holandës thuhet se kjo gjë po bëhet në mënyrë që të minimizojë “sa më shumë të jetë e mundur” rrezikun e përhapjes së një lloji të ri koronavirusi të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan CNN.

Ndalimi i fluturimeve do të mbetet në fuqi deri në vitin e ri, sipas njoftimit.

Qeveria holandeze tha se i njëjti variant i virusit ishte zbuluar në Holandë në një mostër nga një rast nga fillimi i dhjetorit dhe se po kryen hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë rast tjetër të lidhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat