Dikur ishte milioner ndërsa sot jeton në një park, ja historia e dhimbshme e 64-vjeçarit që ka humbur gjithçka

Evropë

Dikur ishte milioner ndërsa sot jeton në një park, ja historia e dhimbshme e 64-vjeçarit që ka humbur gjithçka

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Isak

Dikur Isak ishte një njeri i suksesshëm në industrinë e ndërtimit. Ai më parë fitonte 4.500 euro dhe tani jeton vetëm me karrocën e tij në sheshin kryesor në Groß-Siegharts(një komunë në rrethin e Waidhofen an der Thaya në shtetin austriak të Austrisë së Ulët).

Po sipas medieve austriake, përkundër gjendjes së tanishme, ai dikur ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në industrinë e ndërtimit, duke fituar 40,000 shilinga në muaj.

Një krahasim: 40,000 shilinga në vitin 1995 korrespondon me fuqinë e sotme të blerjes prej mbi 4,500 euro.

“Unë kisha gati një milion shilinga në llogarinë time”, thotë Isak, emri i vërtetë i të cilit është Gerhard.

Gerhard asoj kohe kishte një banesë dhe pas disa humbjeve që pësoi u sëmur dhe tani ka humbur gjithçka.

Sot ai jeton gjatë ditës në “stolin e tij” në sheshin kryesor në Groß-Siegharts, ndërsa natën fle në apartamentin e tij me qera.

Krishtlindjen e kaluara ai i kaloi në një park, midis stendës telefonike dhe pemës së Krishtlindjes në sheshin kryesor.

“Njerëzit më sillnin ushqim, dhurata dhe birrë. Kryebashkiaku në atë kohë më solli gjithashtu një shishe verë”-rrëfen 64-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat