Mutacioni i virusit Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në Britani, tani edhe në 4 shtete të tjera

Evropë

Mutacioni i virusit Covid-19 që po përhapet me shpejtësi në Britani, tani edhe në 4 shtete të tjera

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:59
Foto Ilustrim

Italia është bërë shtetit i pestë që ka pasur raste të degëzimit të Cocid-19 që ka pësuar mutacion.

Italia iu shtua listës së shteteve që kanë rastisur në pacient të infektuar me degëzimin ri të virusit Covid-19, që besohet të ketë filluar në Britani

Pacienti kishe fluturuar nga Britania në Romë bashk me partneren e tij e cila nuk ka testuar pozitive, shkruajnë raportimet italiane

Tani, të dy janë të izoluar, ka konfirmuar ministria italiane e shëndetit. Mendohet se ky variant i virusit Covid-19 është rreth 70% më infektues dhe ngjitës sesa ai më parë.

Përhapja e këtij varianti të ri të virusit do të jetë e pakontrollueshme nëse fillon në të gjitha shtetet.

Të shtunën kryeministri Boris Johnson deklaroi mbylljen e të gjithë qytetarëve pasi që gjysma e rasteve të testimeve që rezultuan pozitiv ishin të infektuar me variantin e ri të virusit.

Evropa është në përpjekje për të mbrojtur veten nga ky mutacion i virusit duke bllokuar udhëtimet.

Franca, Gjermania dhe Holanda veçse  kanë ndalur të gjitha udhëtimet nga Britania dhe janë në përpjekje të dëshpëruara për të parandaluar mbylljen gjatë krishtlindjeve si pasojë e infektimit.

Mutacioni i Covid-19 u dyshua në shtator kur një pacient shfaqi simptomat e variantit të ri të virusit, por kjo u konfirmua në fillim të tetorit.

Në fillim të nëntorit rreh 30% e të infektuarve në Londër ishin të lidhur me mutacionin dhe me 14 dhjetor u konfirmua që janë gjetur 1 mijë raste.

Pas 5 ditësh, kryeministri Johnson deklaroi mbylljen totale për krishtlindje. Tani Italia është vendi  i pestë jashtë Britanisë që ka testuar raste pozitive me këtë variant të Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat