Ministri gjerman: Vaksinat Covid-19 mbeten efektive edhe ndaj versionit mutant të virusit

Evropë

Ministri gjerman: Vaksinat Covid-19 mbeten efektive edhe ndaj versionit mutant të virusit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Jens Spahn

Vaksinat aktuale të Covid-19 janë efektive edhe ndaj variantit të ri të përhapjes së shpejtë, thanë sot ekspertët evropianë.

Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, tha për rrjetin ZDF se “sipas gjithçkaje që dimë deri tani” varianti i ri i virusit nuk ka impakt te vaksina e cila mbetet po aq e efektshme ndaj tij.

Ministri tha se informacioni erdhi pas një takimi të ekspertëve të BE të dielën në Berlin. Edhe një deklaratë e qeverisë franceze mbështeste pretendimet e Spahn: “Ky variant gjenetik nuk duket se zotëron më shumë forcë apo rezistencë ndaj vaksinës”.

Mediat britanike thonë se ministri Spahn po i referohej kryesisht vaksinës Pfizer-BioNTech e cila po shpërndahet në britani për punonjësit e sektorëe kyçë. Ajo është aprovuar së fundmi në SHBA dhe së shpejti pritet të marrë aprovimin nga enti i barnave në BE, EMA.

Zhvillimi vjen pasi kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se varianti i ri mund të jetë 70% më shumë infektues së versioni origjinal i virusit, por qeveritë franceze dhe gjermane kanë thënë se për momentin kjo nuk është demonstruar plotësisht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nëntë raste të variantit të ri janë zbuluar në Danimarkë dhe një në Hollandë e Australi.

Italia tha dje se kishte zbuluar një rast, te një person i kthyer nga Anglia.

Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë pas raportimeve për variantin e ri.

Ndërsa në Britani ministri i shëndetësisë tha se varianti i ri i Covid-19 është ‘jashtë kontrolli’ dhe tashme rreth 18 milionë banorë janë izoluar me masa të shtuara kufizmesh, sidomos rajonet e Londrës, Kent dhe pjesë të Essex.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat